Telegrafi

U mbajt ”Dita e groshës” në komunën e Tearcës

Për të shtatën herë me radhë, në komunën e Tearcës është mbajtur manifestimi tradicional ”Dita e Groshës”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi u organizua nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me ”Strengthen Working Group (SWG)”, Shoqatën ekologjike Maqedonase dhe Komunën Tearcës.

Në kuadër të aktiviteteve kishte një hapje solemne të manifestimit në shkollën fillore ”Kiril Pejçinoviq” të Tearcës, pastaj kishte një paradë dhe shijimi i ushqimeve të përgatitura nga nxënësit.

Pjesë e organizimit ishte edhe një ekspozitë me mozaikë me kokra të groshës, pastaj seksioni kulturor dhe në fund shijimi i ushqimit të groshës./Telegrafi/