Telegrafi

U maskuan si gjyshe për të marrë vaksinën anti-COVID, organet kompetente në Florida e zbulojnë të vërtetën

Dy gra nga Florida ishin maskuar si gjyshe me qëllim që të mund të vaksinohen kundër coronavirusit, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë.

“Pamja e tyre e të çmendurit përfshinte doreza, syze mbrojtëse, kapelë, duke ndryshuar pamjet e tyre”, ka thënë mjeku Raul Pino, drejtor i njësisë së shëndetësisë në Orange të Floridas, transmeton Telegrafi.

Punonjësit në qendrën shëndetësore në Orange County kanë vërejtur gratë “që dukeshin qesharake”, të cilat i ndalën para se ta merrnin vaksinën.

Gjithashtu kishin pasur probleme me letërnjoftime dhe patentë shoferë, të cilat ua kishin prezantuar zyrtarëve.

Mediat amerikane raportojnë se ato kishin marrë dozën e parë të vaksinës, por nuk dihet se si kishin arritur të marrin të parën dhe nëse kishin përdorur të njëjtën metodë të mashtrimit.

Ky incident është raportuar në polici, kurse gratë janë qortuar. Njëra prej tyre është 44-vjeçe e tjetra 34. Kujtojmë që në Florida të drejtë vaksinimi kanë persona mbi moshën 65-vjeqare dhe punonjësit shëndetësorë. /Telegrafi/