Telegrafi

U maskua si vajza e saj 13-vjeçare, kaloi tërë ditën në shkollë – por në fund e pësoi nga policia

Një nënë nga Teksasi u arrestua sepse e prezantoi vetveten si vajza e saj 13-vjeçare gjatë gjithë ditës në shkollë.

Casey Garcia, 30, dyshohet se u fut fshehurazi në një shkollë në San Elizari e veshur si adoleshente – me tuta, çantë shpine dhe një maskë fytyre – për të provuar se ka siguri në shkollë.

Gjatë mashtrimit të çuditshëm, askush nuk e vuri re se ajo nuk ishte në të vërtetë vajza e saj Julia, deri në fund të ditës së shkollës, tha Garcia.

“Unë kam qenë gjithë ditën këtu, ballë për ballë me mësuesit. A dukem si nxënëse e klasës së shtatë? Jo shkëlqyeshëm”, tha ajo në një video.

Pamjet e tregojnë atë duke ecur në korridoret e shkollës, madje përshëndet drejtorin në një moment, i cili duket se nuk e ka idenë se është një grua e rritur.

Garcia ishte ulur në klasë, drekoi në kafene dhe bisedoi me stafin e shkollës. Për pjesën më të madhe të ditës, problemi i vetëm ishte se ajo mbante telefonin dhe regjistronte.

Kjo histori mori një kthesë edhe më të çuditshme pasi ajo u kap, kur ajo u përball me policinë, e cila përfundimisht e arrestoi atë. /Telegrafi/