Telegrafi

U maskua si gazetarë për të bërë foto me Ronaldon- Fansit i shkon gjithçka keq, largohet shpejt nga sigurimi (Video)

Real Madridi ka zbarkuar në Qipro për ndeshjen e radhës me APOEL-in në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshja e pestë kjo për Grupin H.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka tifozë në mbarë botën dhe të shumtë janë ata që bëjnë gjëra të çmendura vetëm për të pasur rastin të fotografohen me yllin e Real Madridit.

Një tifozë në Qipro, kishte vendosur që të maskohet si gazetar dhe po bënte foto gjatë arritjes së ekipit të Realit në hotel.

Në momentin kur Ronaldo zbriti nga autobusi, ai u nis me shpejtësi drejt portugezit për të bërë foto.

Sigurimi reagoi dhe e largoi menjëherë.

Tifozi mbeti pa bërë foto me idhullin e tij, ndërsa Ronaldo u nis drejt hotelit.

Real Madridi është i dyti në grup, me dy pikë më pak se Tottenham që është lider dhe në këtë ndeshje i nevojitet fitorja. /Telegrafi/