Site icon Telegrafi

U mashtrua me fotografi

Ambasadori, nacionaliteti i të cilit nuk është bërë publik, prishi martesën e cila zgjati shumë pak, shkruajnë mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai e zgjodhi bashkëshorten në bazë të fotografisë, të cilën ia dërgoi familja e nuses. Megjithatë, vajza në fotografi nuk ishte nusja e tij e ardhshme, por motra e saj.

Ambasadori e zbuloi mashtrimin kur nusja e tij e hoqi havalen. Për habinë e tij, ai e kuptoi se bashkëshortja e tij ka qime në fytyrë dhe ka sytë të gremë.

Menjëherë filloi procedurën e divorcit dhe gjykata e anuloi martesën e tij. /Telegrafi/
 

Exit mobile version