Një çaj i ftohtë i mbetur përgjysmë është ende mbi tavolinë. Njolla gjaku dhe shenja mbi makinë, ku Marvi Mihali, 22-vjeçari nga Tirana u masakrua me thikë pas një sherri banal.
Skena e krimit është ende e freskët dhe i ruan të gjitha provat e natës së shkuar, ku i riu nga Tirana, djalë i vetëm u përfshi në një sherr për një mbushës telefoni dhe humbi jetën.
Sipas BW, pasi kanë nisur të zihen, 19-vjeçari Dejvi Bitraj e ka tërhequr Marvin jashtë lokalit, pranë një makine.
Aty ka thirrur në ndihmë djalin e xhaxhait të tij, Eugenin i cili ka nxjerrë armën e ftohtë duke e qëlluar me thikë 22-vjeçarin.
Pasi e kanë futur në kënd, në ndihmë i kanë shkuar edhe dy shokët.
Mësohet se shkak për sherrin ka qenë një mbushës telefoni. Ndërkohë një patrullë policie vijon të qëndrojë në vendin e ngjarjes.
Po sipas mediave shqiptare, policia arrestoi si autor të dyshuar pak orë pas krimit 24-vjeçarin Eugen Bitraj, ndërsa si bashkëpunëtore në krim shtetasit:
– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë; – Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë;
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.