Telegrafi

U martua tri vite më parë në një ceremoni luksoze në Miami, Afërdita Dreshaj vjen me një dedikim për partnerin çek

Rreth tre vite më parë ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj shumëvjeçar.

Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila në qershor të vitit 2018 u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ajo me këtë rast i ka bërë një dedikim duke përzgjedhur disa nga fotografitë e ceremonisë në Miami e po ashtu edhe fjalët më të bukura.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

“Tri vite më parë, u martova me ty dashuria ime. Do të eci gjithmonë me ty”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aferdita Dreshaj

“Do të kërcej me ty përgjithmonë. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar përvjetorin”, vazhdoi Dreshaj në të tjerat postime.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Çifti ndërkaq u martuan në një ceremoni luksoze në Florida në praninë e miqve dhe familjarëve të tyre.

Ata këtë vit u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue. /Telegrafi/

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

 

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)