Telegrafi

U martua meksikani Manuel Uribe, njeriu më i trashë në botë

Këtë të diel në ceremoninë e martesës e cila ka qenë rreptësishtë e ndaluar për publikun janë tubuar familjarët dhe miqtë më të afërm të Manuelit. Fotografimi ka qenë i ndaluar, masat e sigurisë kanë qenë aq të rrepta saqë edhe të ftuarit janë kontrolluar në hyrje. Në rast se ata posedonin fotoaparat apo celular me veti u janë konfiskuar deri sa do të largoheshin nga Lions Club, klubi dhe restorantit më luksoz në të cilin është organizuar martesa.

Dhëndrin fatbardhë, i cili në martesën e tij ka ardhur me një krevat të dizajnuar veçanërisht, është dashur ta sjellë kamioni. Duke marrë parasysh se trashaluqi është i palëvizshëm që gjashtë vjet, gruaja e tij është dashur të heq dorë nga vallëzimi i parë me të. Nusja është dashur të heq dorë nga vallëzimi, derisa dhëndri nga torta, sepse është në dietë rreptësishtë të programuar; falë saj ka arritur të heq rreth dyqind kilogramë. Në menynë e martesë ka pasur mish, perime, ëmbëlsira, por Manueli ka mundur vetëm t’i shoh në ëndërr ato.

Meksikani peshon 380 kilogramë, por nuk mendon të ndalet këtu. Qëllimi i tij përfundimtar do të realizohet vetëm atëherë kur peshorja e tij të ndalet tek numri 100.

Peshën anormale prej 560 kilogramësh të cilën Manuel e ka pasur gjatë matjes për Librin e rekordeve Guinnes, e kishte fituar gjatë 14 viteve duke u shqyer me “ushqim të shpejtë”.

Manueli ka vendosur për të hyrë në dietë në momentin e fundit, thjesht në momentin e fundit, sepse ka pasur probleme të mëdha shëndetësore. Martesa e tij është dëshmi se secili mund të gjej dashurinë e vet e madje edhe nëse qëndron në krevat tërë ditën e gjatë.