Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që shohim sot në mediat sociale.
Aty, përveç informatave të sakta ka edhe dezinformata kudo – sidomos së fundmi ato që lidhen me agresionin në Ukrainë nga Rusia e Vladimir Putinit.
Kjo është arsyeja pse shumë janë bërë shumë kuriozë edhe rreth një videoje të publikuar nga Kremlini, përcjell Telegrafi.
Putini vizitoi një qendër trajnimi të “Aeroflot”. Por njerëzit po pyesin nëse videoja është fare e vërtetë.
Akuza është se Putini është falsifikuar.
Putin uses a green screen in today’s meeting.
the hand appears to go through the microphone.. the microphone disappears & the hand magically goes through it..#russia #Putin #Ukraine pic.twitter.com/jlTdZ6HtDT
— Worldupdates ( Breaking ) (@itswpceo) March 5, 2022
Në videon e publikuar, Putin është ulur në një tavolinë me stjuardesat femra nga linja të ndryshme ajrore.
Por ka diçka në lidhje me videon.
“Shikuesit me sy shqiponjë” vërejnë se dora e Putinit “kalon përmes një mikrofoni” të vendosur në tryezën përballë tij.
Kjo ka bërë që interneti të pyesë; “a është Putin një hologram” apo videoja është e manipuluar. /Telegrafi/