Benjamin Mendy qau sot pasi u lirua nga akuzat për përdhunim dhe tentativa për përdhunim.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt ishte akuzuar se kishte kryer sulme seksuale ndaj dy grave në rezidencën e tij.
Ai u lirua pas tre orësh diskutimi nga gjykata në Chester Crown Court këtë pasdite.
Lojtari 28 vjeçar ishte përballur me një rigjykim për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për përdhunim në tentativë gjatë izolimit shkaku i COVID-19, raporton Mail Sport.
Ai tani është një njeri i lirë, por pa një klub pasi kontrata e tij me Man Cityn skadoi në fund të qershorit.
Mbrojtësi francez u lirua nga gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual pas një çështjeje gjyqësore në janar.
Mendi qau kur u lirua nga tw gjitha akuzat. Avokatët e tij thanë se ai tani do të rindërtonte jetën e tij – dhe një rikthim të mundshëm në futbollin e lartë. /Telegrafi/
BREAKING: Footballer Benjamin Mendy has been found not guilty of rape and attempted rape.https://t.co/dpyeYqNacg
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/hSwAdDISoH
— Sky News (@SkyNews) July 14, 2023