Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 3-3 në udhëtim te Eintracht Frankfurt të dielën mbrëma në Bundesliga.
Megjithatë barazimi mbeti në plan të dytë, pasi gjigantit gjerman iu lëndua dy ndër futbollistët kryesorë.
Sulmuesi anglez Harry Kane dhe mbrojtësi francez Dayot Upamecano u lënduan në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt.
Pas ndeshjes ka folur trajneri Vincent Kompany duke treguar për gjendjen e futbollistëve të tij.
“Është ende herët për të thënë se çfarë ka Harry. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. E njëjta gjë vlen edhe për Upamecano.
🔴 JETZT LIVE: Pressetalk nach dem 3-3 in Frankfurt. 🎥
👉 https://t.co/mvgvIDIpxV#SGEFCB #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) October 6, 2024
“Kjo javë ishte një test i vërtetë për ekipin tonë për të parë se sa dominues mund të jemi kundër ekipeve të tilla tre herë në javë. Nëse nuk ka asgjë serioze, atëherë është një shenjë e mirë se çfarë mund të arrijmë këtë sezon”.
“Sigurisht që ne duhet t’i kemi të gjithë në formë. Shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, deklaroi Kompany. /Telegrafi/