Site icon Telegrafi

U lëndua rëndë në stërvitje, mësohet numri i ndeshjeve që Mikel Merino do t’i humbasë

Blerja e re e Arsenalit, Mikel Merino, pritet që të mbetet jashtë fushave deri në mes të muajit tetor për shkak të lëndimit të shpatullës.

Arsenali kompletoi transferimin e Merinos për 31.6 milionë euro nga Real Sociedadi në javën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sidoqoftë, reprezentuesi spanjoll e pati të pamundur të debutojë në barazimin 1-1 ndaj Brightonit të shtunën pasi pësoi një thyerje të shpatullës pas një përplasjeje me Gabriel Magalhaes në seancën e tij të parë stërvitore.

Sipas MailOnline, Arsenali tani pret që Merino të mos jetë i gatshëm për lojë deri pas përfundimit të pauzës së kombëtareve në mes të tetorit.

Kjo do të thotë se debutimi potencial i Merinos për Arsenalin mund të vjen në përballjen e Ligës Premier ndaj Bournemouthit më 2 tetor, ose në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk më datë 22 tetor.

Siç qëndrojnë gjërat, Merino do të humbasë edhe shtatë ndeshje të tjera për Arsenalin, duke përfshirë derbin ndaj Tottenhamit me 15 shtator, duelin ndaj Manchester Cityt në udhëtim më 22 shtator dhe atë të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së me 1 tetor.

Ndeshjet që pritet t’i humbasë Merino shkaku i lëndimit:

Tottenham – 15 shtator

Atalanta – 19 shtator

Man City – 22 shtator

Bolton – *data mbetet të vendoset

Leicester City – 28 shtator

Paris Saint-Germain – 1 tetor

Southampton – 5 tetor

/Telegrafi/

Exit mobile version