Site icon Telegrafi

U lëndua në El Clasico, mësohet sa do të mungojë ylli i Barcelonës

Inigo Martinez pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren 5-2 të Barcelonës ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës .

Sipas Javi Miguel të gazetës spanjolle Sport, mbrojtësi spanjoll grisi bicepsin e femoris në këmbën e tij të djathtë në pjesën e parë.

Ai tani pritet të jetë jashtë fushës për pesë javë, diçka që do të jetë një goditje për Hansi Flick.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

Për më tepër, lëndimi i Inigo Martinez hedh pasiguri për të ardhmen e Ronald Araujo, i cili thuhet se ka kërkuar të largohet nga klubi.

Tani Barcelona nuk është e sigurt nëse do ta lejoj largimin e Araujos, pasi Inigo Martinez nuk pritet të rikthehet para fundit të muajit shkurt.

33-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version