Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga Italia, teksa futbollisti i ri Andrea Rinaldi është në gjendje kritike.
Mesfushori i Atalantës që është i huazuar te Legnano në Serie D, ka pësuar një aneurizëm në tru teksa po kryente stërvitje në kushtet e shtëpisë.
19-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa ai ka gjakderdhje në tru dhe është duke kaluar momente shumë të vështira.
Italiani është në gjendje shumë kritike, derisa mjekët po e bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar atë.
Fillimisht u mendua se lojtari kishte ndërruar jetë, por intervenimi i shpejtë i mjekëve ka bërë që ai të vazhdoj luftën për jetën. /Telegrafi/