Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka kohë që është shkëputur nga rrjetet sociale.
Ai duket se po punon në albumin e ri dhe kjo ka bërë që të ketë një tërheqje edhe nga Instagrami.
Sido që të jetë, së fundmi ka qenë e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli, ajo e cila ka ndarë disa imazhe e video përkrah Feros.
Përmes opsionit InstaStory, modelja e cila jeton dhe vepron në Angli tregon se po ruan një raport mjaft të mirë me partnerin e saj, përkundër aludimeve që janë bërë në faqet rozë.
Çifti shfaqet tejet në formë dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, duke interpretuar së bashku.
Sa i përket projekteve të reja, artisti shqiptar nuk ka treguar akoma se kur do të rikthehet me këngë apo album të ri.
Në vazhdim presim të shohim se çfarë ka përgatitur për admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/