Telegrafi

Erdhi për Kosovën, por FIFA nuk e lejoi, Brahimi: Forca Kosova

Mërgim Brahimi, shqiptari që u largua nga Shqipëria për të luajtur më Zvicrën, ka një dedikim për Kosovën.

Mesfushori 24-vjeçari, i cili aktualisht luan për Grasshopers në Zvicër, është larguar nga Shpresat e Shqipërisë për t’u bashkuar me përfaqësuesen zvicerane.

“Më të bukurat kujtime që i kam në zemrën time je ti vendlindja ime. Forca Kosova, paç fat në ndeshjet kombëtare”, shkruan Brahimi në Facebook.

Vlen të theksohet se Brahimi kërkoi të bashkohej me Kosovë, por mori përgjigje negative nga FIFA.