Një djalë 17-vjeçar vdiq të martën herët, pothuajse një ditë të plotë pasi u qëllua në kokë në një lagje të Çikagos dhe disa orë pasi ishte “ringjallur”, edhe pse mjekët e kishin lënë në rrugë të mbuluar, si të vdekur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për adoleshentin të cilin paramedikët veçse e kishin mbuluar me një mbulesë ndërsa trajtonin të tjerë të plagosur gjatë të shtënave.
Erin Carey, nga lagja Austin, ishte në mesin e gjashtë personave të qëlluar rreth orës 4:45 të hënën në kompleksin e banesave publike të ABLA Brooks Homes.
Një grua 22-vjeçare, Shalonza McToy, u shpall e vdekur në vendngjarje. Katër të tjerë u plagosën nga të shtënat, por plagët e tyre u konsideruan jo kërcënuese për jetën.
Dhe siç bëhet e ditur më tej, Carey u qëllua disa herë në kokë.
Më pas, paramedikët fillimisht supozonin se ai kishte vdekur dhe e kishin mbuluar atë me një mbulesë, më pas u zhvendos për të trajtuar një tjetër viktimë.
Ai ishte i mbuluar për gati një orë, kur policët vërejtën disa lëvizje poshtë mbulesës.
“Zyrtarët që ishin të pranishëm i njoftuan paramedikët se ky njeri është ende gjallë, dhe trajtimi filloi gjithashtu për të”, kanë bërë të ditur autoritetet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EP1_LSva41s