Derisa po celebrohej mesha për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan, presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa i kungoi Papa Francesku.
Kështu të paktën pretendon Gazeta “Zëri#, e cila raportoi gjatë ditës për këtë lajm e që thanë se iu konfirmua edhe nga Presidenca.
Por, Klan Kosova e nuk arriti që të shtunën ta marrë një përgjigje zyrtare nga zyra e Thaçit e ajo e Mustafës, ani se ky i fundit u pa në një meshë që u majtë këtë ditë edhe në Prishtinë.
Sidoqoftë, kryerja e këtij rituali iu takon vetëm besimtarëve katolikë, çfarë për aq sa dihet publikisht nuk janë edhe dy liderët shtetërorë të Kosovës. /Klan Kosova/