Telegrafi

U kthye për ta marrë portofolin që i ra, të riun nga Turqia e godet për vdekje vetura – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Derisa u mundua ta kap portofolin që i ra derisa po kalonte rrugën në Kayseri të Turqisë, një 36-vjeçar me inicialet I.U. humbi jetën pasi u godit nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Kamerat e sigurisë që ishin të vendosura në shtyllat e ndriçimit publik, kanë kapur momentin rrëqethës kur goditet dhe hidhet disa metra larg tashmë i ndjeri, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:30 në autostradën Kayseri-Nigde. Kurse shoferi i veturës është identifikuar me inicialet O.D, 48-vjeç.

Gjithçka ndodhi shpejt derisa i riu po kalonte rrugën dhe në një momenti i bie portofoli, të cilin rikthehet për ta marrë, veprim ky që i kushtoi me jetë.

Në ato momente vetura që lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tij – e goditi dhe e hodhi në ajër për disa metra – duke mbetur i vdekur në vend. /Telegrafi/