Site icon Telegrafi

U kthye në shkollë pas pushimeve verore, por askush nuk e njohu (Foto)

Një 15-vjeçare transeksuale, e cila lindi si djalë, ka treguar se si ajo u rikthye në shkollë pas pushimeve verore si vajzë.

“Me flokët e saj të zeza me shkëlqim dhe me mollëza të konturuara me profesionalizëm, Kairah Kelly, nga Middlesbrough, ka marrë inspirim nga një yll i famshëm televiziv”, shkruan “Daily Mail.

Deri kohët e fundit, ajo ishte e njohur si Tyler, për shokët e klasës së saj, duke kaluar shumicën e jetës duke luftuar me identitetin e saj, përcjell Shekulli.

Por në shtator të këtij viti ajo u kthye në shkollë si Kairah, dhe thotë se mësuesit nuk e kanë njohur me pamjen e saj të re.

“Ndihesha shumë ndryshe dhe e huaj. Shikohesha në pasqyrë dhe personi që shihja ishte i panjohur”, shpjegoi Kairah duke folur për jetën para transformimit të saj.

Në moshën 11-vjeçare, e ëma e saj Angela, e lejoi atë që të bënte makijazh por jo në shkollë. 15-vjeçarja shprehet se edhe pse mami i dha pak liri, ajo përsëri nuk ndihej mirë.

Ajo shprehet se i pëlqen Kim Kardashian dhe se ka shumë dëshirë që ta takojë.

Exit mobile version