Site icon Telegrafi

U kryqëzua në mënyrë çnjerëzore në Përmet, shqiponja nuk i mbijeton plagëve

Shqiponja që u kryqëzua e gjallë në Përmet, me qëllim për ta balsamosur, s’i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ngordhur me gjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën. Rasti makabër u regjistrua një ditë më parë në fshatin Bual në Përmet.

Në videon e publikuar nga Euronews Albania shihej shpendi i ‘kryqëzuar’ i gjallë në një gardh, në rrugët e fshatit. Këmbët e saj ishin gjakosura, ndërsa shqiponja e kryqëzuar shikonte personin që po e filmonte këtë ngjarje.

Lexo po ashtu Në Përmet, shqiponja lidhet tek një portë për t’u balsamosur e gjallë - reagon policia

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.

Ky nuk është rasti i parë kur kafshë të ndryshme keqtrajtohen, por rasti i Bualit në Përmet është dhe më i dhimbshëm, për shkak se keqtrajtohet shpendi që lidhet me identitetin kombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version