Një ligjvënëse britanike ka reaguar kundër disa njerëzve në internet që e kritikuan atë për ekspozimin e shpatullave të saj në Parlament.
Tracy Brabin, deputete e opozitës e në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, u kritikua shumë në mediat sociale pasi shpatulla e saj u ekspozua gjatë një debati në Dhomën e Komunave të hënën, transmeton Telegrafi.
Një përdorues i Twitterit pyeti nëse veshja e saj ishte “veshje e përshtatshme” për Parlamentin.
Brabin u përgjigj në Twitter: “Më vjen keq që nuk kam kohë t’u përgjigjem të gjithëve, por mund të konfirmoj që nuk jam …. Një grua fle rreth e rrotull”, një grua e shfrenuar”.
Hello. Sorry I don’t have time to reply to all of you commenting on this but I can confirm I’m not….
A slag
Hungover
A tart
About to breastfeed
A slapper
Drunk
Just been banged over a wheelie bin.Who knew people could get so emotional over a shoulder… ? https://t.co/sTWWiEY2TF
— Tracy Brabin MP ? (@TracyBrabin) February 4, 2020
Shkrimi i saj në Twitter mori mbështetje të gjerë, me rreth 80,000 njerëz që e pëlqyen atë.
Deputetja kishte ngritur shqetësimin e saj për përjashtimin e disa gazetarëve nga një konferencë shtypi qeveritare, kur shpatulla e saj e djathtë u bë e dukshme.
Nuk ka një kod zyrtar të veshjes për deputetët, por në uebfaqen e Parlamentit thuhet se këshillohen të veshin rroba që “zakonisht mund të vishen për një takim zyrtar biznesi”. /Telegrafi/