Besa Kokëdhima ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në Eurovision 2024.
Me interpretimin e “Titan”, artistja e njohur dështoi ta dërgonte Shqipërinë në finale.
Pavarësisht kësaj, ajo ka qenë tejet e komentuar edhe për paraqitjen e jashtme.
Me një fustan të realizuar nga Valdrin Sahiti, bukuroshja u përfol për atë se për pak sa nuk zbuloi pjesët intime.
Këngëtarja shqiptare së fundmi ka sjellë disa poza të tjera që i ka bërë përpara se të shkelte skenën e madhe të këtij spektakli.
“Përpara se të ngjitesha në skenë”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, performanca e saj është vlerësuar dhe ka marrë reagime të shumta pozitive.
Fitues këtë vit i Eurovisionit ishte Zvicra nën përfaqësimin e Nemos me “The Code”. /Telegrafi/