Site icon Telegrafi

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, po përballet me kritika të shumta nga tifozët për mungesën e dëshirës për të kënduar himnin kombëtar.

Ai refuzoi ta bënte këtë përpara fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Kjo ka shkaktuar bujë në mesin e disa mbështetësve anglezë, me Jeff Powell i Daily Mail që madje i kërkoi FA që ta shkarkojë atë për ‘mosrespektimin’ e tij ndaj himnit kombëtar.

Carsley i është përgjigjur të gjitha kritikave që ai nuk këndoi himnin, duke thënë se respekton mendimin e të gjithëve.

“Kam pasur një përvojë të madhe kur luaja për Republikën e Irlandës dhe tani po kaloj një përvojë shumë të mirë për sa i përket përgjegjësisë që kam. si trajner i përkohshëm për ekipin e të rriturve”.

“Duhet të pranoni se me këtë vjen edhe pak gjykim. Është diçka që nuk e kam të vështirë ta bëj. Unë respektoj mendimin e të gjithëve dhe ne ecim përpara”, deklaroi trajneri i përkohshëm i Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version