Një burrë 53-vjeç në Shën Petersburg të Rusisë, është therur me thikë pas një fjalosje që pati me dy pasagjerë brenda një mini-busi, që refuzonin të bartnin maskë.
Pamjet brenda autobusit tregojnë se si burri para se të zbret nga mini-busi i afrohet një çifti që nuk bartnin maskë mbrojtëse, si preventivë në përhapjen e mëtejme të coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Pas një fjalosje, pasagjeri godet të riun pa maskë dhe largohet me shpejtësi nga mini-busi, por i riu u nervozua tej mase sa që iu vërsul pas dhe diku në rrugë e mbyti.
Trupi i pajetë i viktimës me plagë të thikë në shpinë është gjetur, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre kanë filluar hetimet. Për ta shikuar videon kliko këtu. /Telegrafi/