Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë detaje rreth kërcënimit ndaj tij nga një qytetar.
Gjini përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i dyshuari kishte shkuar në objektin e komunës dhe kishte filluar të ngris zërin dhe të përdorë fjalë kërcënuese.
“Meqenëse të gjitha mediat janë të interesuara për rastin e ndalimit të një qytetari për kanosje në objektin e komunës sqaroj si në vijim: Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji.
Ndryshe Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orë 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person.
Pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orë. /Telegrafi/