Një shqiptar rreth 38-vjeçar dhe një grua nga Brescia, 50 vjeçare, janë vënë në pranga pasi do të fitonin një shumë prej 80 mijë euro nga shitja e lëndëve narkotike.
Personat ne fjalë janë burrë dhe grua, shkruajnë mediat italiane.
Trafikantët janë arrestuar në dalje të autostradës në Brescia të Italisë, teksa lëviznin me një makinë tip “Fiat Bravo” dhe janë ndjekur për pak kohë nga efektivët e policisë, shkruan albeu.
Kur janë ndaluar, gjatë kontrollit në “Fiat Bravo” është gjetur dhe sasia prej 800 gr kokainë, e ndarë në disa paketime dhe e mbështjellë me celofan.
Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, raportojnë sot mediat lokale. Identiteti i shqiptarit dhe as i gruas italiane nuk bëhen me dije, por raportohet se ata janë më precedentë të mëparshëm për trafik droge.