Site icon Telegrafi

U kapën me drogë, 6 shtetas shqiptarë arrestohen në Francë

6 shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi janë kapur me 3 kg heroinë në Francë.

Sipas mediave vendase policia kishte muaj që merrej me këtë operacion.

Madje ata prej kohësh ishin vënë në dijeni për një ngarkesë që ishte nisur nga Belgjika dhe do të mbërrinte në Isere.

Sipas hetimeve të autoriteteve, të arrestuarit punojnë për një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Zvicër.

Ky grup kontrollon tregun e heroinës në Gjenevë dhe synon të shtrihet edhe në Lyon, Grenoble, Saint-Etienne.

Exit mobile version