Telegrafi

U kapën me 1 kilogram kokainë, kërkohet paraburgim për dy të pandehurit

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  hetimore  deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. ​/Telegrafi/