Site icon Telegrafi

U kap me rreth 15 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 34-vjeçari në Muriqan

Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi u kap në pikën e kalimit kufitar Muriqan me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

“Gjatë kontrollit të imtësishëm, automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin T. B., 34 vjeç banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14,900 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. B., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Ora News/

Exit mobile version