Telegrafi

U kap pasi vodhi para dhe drogë, 23-vjeçarja thotë se nuk e dinte se si ato përfunduan brenda organit gjenital të saj

Një grua Luiziana, e cila dyshohet se ishte kapur me drogë të fshehur brenda vaginës së saj, tha që nuk dinte nga vinte droga, ka bërë të ditur policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ashley Beth Rolland, 23 vjeçe, u akuzua më 31 korrik për vjedhje 5,000 dollarë nga banesa e një burri me të cilin do të qëndronte për rreth një javë, sipas dokumenteve të publikuara nga policia.

Burri i tha Departamentit të Policisë West Monroe se ndërsa ishte duke bërë dush, Rolland vodhi paratë e tij dhe u largua nga banesa e tij.

Dokumentet thanë se një oficere femër kontrolloi më vonë Rolland dhe, brenda vaginës së saj, zbuloi 6.233 dollarë së bashku me “një qese” me afërsisht një gram drogë, që Rolland mohoi të ishte e saj.

Kështu, Rolland u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe posedim të narkotikëve, ku që nga e marta gjendet prapa hekurave. /Telegrafi/