Karim Benzema u kthye në më të mirën e tij për Real Madridin të dielën pasdite.
Mbajtësi aktual i Topit të Artë ka shfaqur një formë të luhatshme në këtë edicion, kryesisht për shkak të një sërë lëndimesh të lehta.
Por, Benzema ishte duke punuar shumë gjatë pushimeve ndërkombëtare për t’u rikthyer në formë të mirë dhe vendosmëria e tij u shfaq më së miri në duelin kundër Real Valladolid.
Në hapësirën e shtatë minutave të pjesës së parë, francezi shënoi një hat-trick të mrekullueshëm.
Benzema tani ka 14 gola në La Liga për këtë sezon, vetëm tre më pak se superylli i Barcelonës, Robert Lewandowski.
Ajo që e bëri edhe më mbresëlënëse masterclassin e fundit të Benzemas në Santiago Bernabeu është fakti se ai ishte duke agjëruar.
https://twitter.com/Blaugranistaa/status/1642561574731907077?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1642561574731907077%7Ctwgr%5Ebc664613cd89cf2dbbc4791912552a4c2afdc4db%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2Fkarim-benzema-real-madrid-star-did-not-disobey-ramadan-fast-vs-valladolid%2F
Sulmuesi 35-vjeçar është një mysliman i devotshëm – dhe për këtë arsye aktualisht nuk i lejohet të konsumojë ushqim ose pije gjatë orëve të ditës.
Megjithatë, një person në rrjetet sociale u përpoq të akuzonte Benzeman për mosbindje ndaj rregullave të agjërimit.
Ata ngarkuan një foto të ish-sulmuesit të Lyonit duke pirë ujë teksa ishte ulur në stol.
Benzema literally spat it out.
Trying to spread hate towards your fellow Muslim brother just because of a Football rivalry pic.twitter.com/vr42QHd6iR https://t.co/5E7qal9f9o
— Janty (@CFC_Janty) April 2, 2023
Mirëpo, duket se imazhi i ishte i rremë. Pamjet e ngarkuara pak pasi fotoja bëri xhiron në internet, tregojnë se Benzema nuk e konsumoi ujin.
Në vend të kësaj, ai e përdori atë vetëm për të lehtësuar ‘tharjen e gojës’ që të gjithë e marrim nga ushtrimet e rënda, përpara se ta pështyjë në dysheme. /Telegrafi/