GJKKO lë në burg Henrigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë së Lezhës.
Bisedat në ‘Sky ECC’ zbardhën aktivitetin Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve.
Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. SPAK lëshoi urdhër-arrest për Mitrin në operacioni Revanshi, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri u vetëdorëzua dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”./euronewsalbania/