Telegrafi

U kap duke u puthur me ndihmësen e tij dhe u akuzua për shkeljen e masave – jep dorëheqje sekretari britanik i Shëndetësisë

Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të Shëndetësisë pasi ai shkeli udhëzimet për distancën sociale duke puthur ndihmësen e tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një letër drejtuar Kryeministrit ai thotë se qeveria “iu detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi që të jenë të sinqertë kur i kemi zhgënjyer”.

Ai e përsëriti kërkim faljen për “thyerjen e udhëzimit”.

Hancock u kap në kamera ndërsa puthej me pasion me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit, transmeton Telegrafi.

Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltare e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar, raporton Thesun.

Fotografitë e tij duke puthur ndihmësen e tij, thuhet se u shkrepën më 6 maj. /Telegrafi/