Telegrafi

U bë kampion i UFC si 42-vjeçar, Teixeira: Kam ëndërruar për 20 vite, kurrë mos hiqni dorë

Luftëtari brazilian, Glover Teixeira ka arritur të fitojë luftën ndaj Jan Blachowicz dhe të shpallet kampion i ri i UFC në light heavyweight në UFC 267.

Mosha nuk është pengesë pasi në moshën 42-vjeçare, Teixeira është kampioni i ri i UFC pas fitores me dorëzim ndaj Blachowicz.

Ky triumf dhe shpallja kampion në këtë moshë e ka lumturuar luftëtarin brazilian, i cili thotë se gjithmonë e ka ëndërruar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Teixeira triumfon në luftën e madhe ndaj Blachowicz dhe shpallet kampion i UFC si 42-vjeçar  

“Kjo është ajo për të cilën kam ëndërruar për 20 vjet”, ka thënë fillimisht Teixeira pas luftës.

Ai tha se kishte një kohë që mendonte se nuk do të bëhej kurrë kampion, por vazhdoi të stërvitej.

“Më pëlqen, vazhdoj të besoj, e disiplinoj veten ashtu siç duhet ta bëj. Unë e zotëroj këtë”.

“Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, pavarësisht se çfarë thonë njerëzit, mos i dëgjoni ato”.

“Po thyej rregullat, 42 vjeç. Dhe unë do të vazhdoj të thyej rregullat”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/