Telegrafi

U infektua me Ebola, nga burri që ishte shëruar prej sëmundjes gjashtë muaj më parë

Gruaja 44-vjeçare, është diagnostifikuar me sëmundjen, 14 ditë pasi që kishte kryer marrëdhënie me burrin, i cili kishte dalë negativ në analizat e fundit, transmeton Telegrafi.

Këtu del se virusi qëndroi në spermë për 199 ditë, gati dyfishi i kohës që mendohej se mbijeton.

Mjekët në Liberi, ku edhe ka ndodhur ngjarja, kanë konfirmuar se virusi qëndron më gjatë në spermë, e jo vetëm 82 ditë, sa ishte thënë më parë.

Me këtë rast, del se përhapja e sëmundjes, është shumë më e lehtë, në vendet ku mjetet për mbrojtje në seks, janë më pak të përhapura. /Telegrafi/