Vozitësi i automjetit të ri sportiv Audi TT duket se e ka shkelur më shumë se sa duhet gazin, ashtu që gjërat kanë përfunduar keq edhe për të edhe për veturën e tij.
Në shtëpi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa shoferi që thuhet të jetë në të njëzetat, është dërguar në spital me lëndime të rënda.
Kur automjeti e goditi murin, brenda ishin duke fjetur tre njerëz, mirëpo asnjëri nga ata nuk është lënduar.
Audi duket sikur ka kaluar mbi një automjet tjetër para se të godiste shtëpinë… /Telegrafi/