Site icon Telegrafi

U hodh shorti për edicionin e ri në të gjitha kategoritë e futbollit femërorë

Sot në selinë e FFK-së është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave 2023/24 në futbollin e femrave.

Kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi i ka uruar përfaqësuesit e klubeve të të gjitha kategorive për fillimin e kampionatit të ri, si dhe të njëjtit i ka njoftuar me ndryshimet që janë bërë në rregulloren e garave.

Bashkërisht në këtë takim janë diskutuar tema të ndryshme me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të garave dhe rritjes së cilësisë në secilën prej ligave.

Krasniqi po ashtu i njoftoi klubet që FFK do t’u shpërndajë topa klubeve të të gjitha kategorive me rastin e fillimit të kampionatit të ri. Do theksuar se edicioni 2023/24 i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17, fillon më 26/27 gusht 2023.

Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të ballafaqohen:

Superliga
Malisheva – Mitrovica
Bazeli 2015 – Hajvalia
Dukagjini – Kosova Vr
Presingu – Llapi

Liga e Parë
Prishtina – Feronikeli
16 Qershori – Intelektualet
Ulpiana – Liria
Jakova – Vizioni

Liga U17
Grupi A
2 Korriku – Vizioni
Ardhmëria – KFV Prishtina
Bazeli – Llapi
Intelektualet – Presingu

Grupi B
Behar – Shqiponja
Istogu – Deçani
Mitrovica – Malisheva
16 Qershori – Dukagjini
Jakova – Feronikeli

Exit mobile version