Site icon Telegrafi

U hodh nga ndërtesa, por ndodhi diçka më e tmerrshme kur poshtë saj kaloi burri me djalin dhe gruan shtatzënë

Një student i Koresë së Jugut, i cili ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 20-të i një ndërtese, ka rënë mbi një burrë i cili po shkonte në shtëpi se bashku me gruan shtatzënë dhe të birin e tyre, i cili gjithashtu ka mbetur i vdekur.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur dje në qytetin Gwangiu, kur një student 25-vjeç ra nga një lartësi e madhe mbi 38-vjeçarin, zyrtar i organeve qeverisëse, transmeton Telegrafi.

Në ato momente të tmerrshme, poshtë ndërtesës po kalonte një burrë me bashkëshorten që është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe të birin e tyre pesëvjeçar.

Që të dy burrat ishin dërguar me urgjencë në spital, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetoi plagëve të marra.

Por policia ka bërë të ditur se planifikon të ngrit padi kundër studentit të vdekur për vrasje të pakujdesshme, në mënyrë që familja e burrit të vdekur të fitoj me lehtë patra nga kompania e sigurimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version