Telegrafi

U hodh nga kati i pestë, përfundon në spital 62-vjeçarja në Vlorë

Një 62-vjeçare në Vlorë ka përfunduar në spital pasi u hodh nga kati i pestë i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të së martës, në rrugën “Qeriba Derri”.

Shtetasja M. Z., vuante nga probleme të shëndetit mendor, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/