Telegrafi

“U harrum” e Ledrit fshihet nga kanali YouTube!

Reperi i njohur Ledri Vula ka pak ditë që ka publikuar këngën e tij më të re “U harrum”, e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime në YouTube.

Por, ende pa mbushur dy javë nga publikimi në YouTube, kënga është fshirë!

Nuk janë bërë të ditur ende arsye se pse kënga nuk ndodhet më në YouTube, megjithatë fansat presin që sa më shpejtë kënga të ç’bllokohet, dhe të gjendet sërish në kanalin zyrtar të Ledrit.

Ndërkohë reperi, siç duket jo i informuar rreth kësaj situate, nuk ka bërë ende asnjë lloj reagimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/