Site icon Telegrafi

U hap Qendra për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale në Kumanovë

Në hapësirat e Spitalit të Kumanovës sot u bë hapja e Qendrës për viktima nga dhuna seksuale. Qendra është rezultat i bashkëpunimit të Sektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, dhe realizohet me përkrahjen e UNDP, UNFPA dhe organizata Hera.

Pas nënshkrimi të Konventës së Stambollit, në Maqedoni do të hapen qendra në Tetovë dhe Shkup, për çka UNDP dhe UNFPA do të ndajnë 400.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Viktimat e dhunës seksuale në këtë Qendër, do të fitojnë ndihmë mjekësore, ligjore dhe psikologjike, do të dëgjohen nga Policia dhe Prokuroria.

Në Maqedoni nuk kishte një qendër të këtillë, tha, përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Luiza Viton duke rikujtuar se në të kaluarën viktimat janë bridhnin nëpër zyrat, vazhdimisht duke e sqaruar storjen, duke u ndjerë e nënvlerësuar, ndonjëherë edhe fajtore për aktin që ju ka ndodhur. Ajo theksoi se eliminimi i dhunës ndaj grave është prioritet për KB si pjesë e barazisë gjinore, duke thënë se Qeveria e ka ratifikuar Konventën kundër dhunës ndaj grave.

“Në Maqedoni është numër i vogël që vendosin të paraqesin dhunën seksuale të kryer ndaj tyre. Statistikat kombëtare për këto akte janë shumë të vogla, dhe kjo nuk do të thotë se kjo nuk po ndodh, por se numër shumë i vogël vendosin që ta paraqesin”, tha Viton.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Qendra do të ofrojë trajtim të përshtatshëm të viktimave seksuale dhe dhunës ndaj grave, që do të bazohet në Konventën e ratifikuar më parë.

“Në periudhën që vijon do të hapen edhe dy qendra nëpër Maqedoni, në pajtim me numrin e popullsisë”, tha Filipçe.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, informoi se në përgaditje është plani 5-vjeçar që do ta përgadisë Maqeoninë të ofrojë ndihmë dhe parandalim të të gjitha formave të dhunës, ndaj grave dhe vajzave.

“Vazhdojmë më tutje që të gjitha rajonet në shtet të fitojnë minimumin e shërbibeve me çka secila vajzë, secila grue duhet të ndihet e sigrutë në rajonin e saj, në vendin e jetesës”, tha Carovska.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, shprehu kënaqësi që është pikërisht në Kumanovë për herë të par hapet një qendër e këtillë, e cila do të ofrojë ndihmë dhe mbrojtje të viktimave, se do ta përforcojë ndërgjegjen tek qytetarët dhe do të vendosen standarde evropiane në Maqedoni.

“Shpresoj se do të kemi sukses serioz, që ta ngrisim ndërgjegjen tek qytetarët të bashkëpunojnë, të paraqesin ngjarje të këtilla. MPB-ja do të jetë edhe më tej një nga partnerët që seriozisht do të ndihmojë në këtë luftë për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale”, thoa Spasovski.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski shprehu falënderime deri te ata që kanë implementuar këtë projekt të suksesshëm dhe që do t’i jepet përkujdesje viktimave të Komunës dhe rajonit./Telegrafi/

Exit mobile version