Telegrafi

U hap panairi i prodhimeve turke

Në këta panairi prodhimet e tyre do t’i ekspozojnë 70 kompani nga Turqia.

Dhoma Tregtare e Stambollit ka hapur panairin e prodhimeve turke në Kosovë. Biznesmenët turq janë të interesuar të investojnë në Kosovë por për të pasur një bashkëpunim më të madh ekonomik duhet që edhe bizneset kosovare të futen në tregun turk, tha Muhamed Jenen nga Dhoma Tregtare e Stambollit.

Ai ftoi bizneset turke dhe kosovare që si të krijojnë lidhje edhe më të forta tregtare në mënyrë që prodhimet e dy vendeve të gjejnë treg tek njëra tjetra. Edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë Metin Husrev tha se tashmë urat e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve janë krijuar. Ajo që mbetet sipas tij janë thellimi i bashkëpunimit edhe më tej dhe konkurrimi i përbashkët në vendet e treta.

Panairi i prodhimeve turke do të jenë i hapur deri të premten. /Telegrafi/