Site icon Telegrafi

“U hap kutia e Pandorës”, eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, tha se “Kutia e Pandorës është hapur” dhe se një dekadë surprizuese drejt negativitetit e pret botën.

Duke komentuar shtimin e stokut të armatimeve në Serbi, eksperti Laçi tha se si Republika e Shqipërisë edhe ajo e Kosovës, do duhet të armatosen, pasi tashmë sipas tij janë krijuar precedentët nga vetë presidenti i SHBA-ve Trump, që kufijtë mund të ndryshojnë me anë të dhunës dhe ekziston mundësia e një agresioni serb në veri të Kosovës.

“Serbia ka një valencë të rëndësishme për sa i përket armatimit luftarak, është një shtet që ka krijuar kaos në Ballkan qoftë edhe me shpërbërjen e Jugosllavisë por edhe më tej me provokime në Republikën e Kosovës dhe me organizatat terroriste siç ishte edhe sulmi terrorist në Banjskë”, tha ai në në Euronews Albania.

“Dekada që na pret do jetë një dekadë suprizuese, drejt negativitetit. Është hapur “kutia e Pandorës” dhe duket qartë se shteteve shqiptare në Ballkan si në Republikën e Kosovës por edhe në Republikën e Shqipërisë nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveçse të armatosen. Sepse mund të kemi një agresion serb në raport me veriun e Kosovës. Precedentët janë krijuar nga vetë Donald Trump i cili e ka të qartë se kufijtë mund të ndryshojnë me anë të dhunës, nuk kemi organizëm ndërkombëtar rregullator i cili merret me uljen e tensioneve dhe praktikisht duhet të mendojmë se si të mbrojmë veten”, shtoi Laçi.

Kosova e Shqipëria të armatosen! Eksperti:  Rreziku nga Serbia i madh

Exit mobile version