Telegrafi

U hap fabrika “Universal Food”

Ministri në dorëheqje i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci tha se investimet e ngjashme si kjo e investitorëve turq hapin perspektiva të ndryshme.

“Nuk është hera e parë që kemi investitorë turq në Kosovë, mirëpo një fabrikë e tillë, e cila i plotëson të gjitha standardet është një nga investimet që i gëzon edhe fermerët, ngase përveç sektorit të drithërave të cilin e mbështesim ne si Ministri e Bujqësisë, kjo fabrikë hap edhe perspektiva të tjera për prodhuesit e drithërave të kësaj ane, si dhe krijon vende të reja të punës që injektojnë drejtpërdrejtë zhvillimin e këtij sektori”, tha Stavileci.

Ndërsa, Bahader Aksoy, bashkëpronar në fabrikën “Universal Food”, tha se ky objekt është privatizuar para tre vitesh dhe deri më tani, numri i të punësuarve sillet rreth 260 punëtorë.

Lidhur me këtë investim, Aksoy, tha se është rezultat i urave lidhëse ekonomike në mes të shteteve tona. “Investimi ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi ndërtuar me shtetin e Kosovës, i cili ka për qëllim edhe mbështetjen e krijimit të ortakërive në mes të afaristëve të dy shteteve tona”, th ai

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin edhe ministrat Ahmet Shala, Besim Beqaj, si dhe Justina Pula-Shiroka, ministre e MEM-it. /Telegrafi/