Telegrafi

U grind në restorant dhe tentoi të shtyp me veturë klientët në Los Angeles – këmbësorët e nxorën jashtë dhe e rrahën deri në vdekje

Një burrë është vrarë në periferi të Los Angeles, pasi tentoi të shtyp me veturë këmbësorët.

Deri të incidenti erdhi në Havarton në afërsi të Los Angeles, e policia lokale është duke hetuar rastin, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat amerikane, 40-vjeçari Melgin Santos nga Los Angeles u grind në restorantin nga i cili e nxorën jashtë.

Më pas ai me veturë tentoi të shkelë kalimtarët e rastit dhe klientët që ishin brenda restorantit.

Por këtë nuk ia arriti, pasi u përplas në një objekt afër restorantit – aty katër burra e nxorën jashtë dhe e rrahën deri në vdekje.

Policia e ka gjetur të vdekur në vendin e ngjarjes, duke konstatuar se vdekja është shkaktuar si rezultat i goditjeve me mjete të forta. /Telegrafi/