Site icon Telegrafi

U godit me thikë në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë 39-vjeçari shqiptar në një pyll në Itali

Ky që shihni në foto është 39-vjeçari me origjinë shqiptare, Bledar Dedja, me të cilin familjarët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme.

Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa).

Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.

Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal.

Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit. Akoma nuk ka një pistë ku përqendrohen hetimet mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje.

Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël./Tv Klan

Exit mobile version