Një vajzë ka ndërruar jetë në Istog pasi që e njëjta të hënën ishte goditur nga një veturë.
Sipas raportit të policisë thuhet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj pas lirimit nga spitali.
“Raportohet se më datë 11.07.2022 ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/