Propozimi për martesë do të duhej të ishte momenti më i lumtur, si për nusen ashtu dhe për dhëndrin e ardhshëm, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Këtë më së miri e dëshmon një tentim i dështuar i propozimit, kur një vajzë e mbushur me nervozë refuzoi ofertën e partnerit, vetëm pse i propozoi në një lokal të McDonald’s para shumë klientëve.
Videoja e shpërndarë në TikTok por që më vonë u bë virale në Twitter, shfaq të riun e gjunjëzuar para partneres në një lokal të McDonald’s në pjesën perëndimore të Londrës, transmeton Telegrafi.
I don’t see what the guy did wrong, clearly living within his means, some of you women only care for pleasing your network. Be happy someone wants you to be their wife, love you & the rest,
— Gunner (@AS_Northbank) August 9, 2022
Duke menduar se do t’i thotë “po”, priti momentin e “duhur” për t’u gjunjëzuar para saj, por ajo pa u menduar dy herë filloi t’i bërtet para turmës.
Wouldn't accept a proposal at McDonald's either
— Aurora (@Leilaina1) August 9, 2022
“Çfarë po bën? Për pesë vite lidhje dhe e gjete të më propozosh në McDonald’s? Në McDonald’s? A je çmendur? Vetëm kaq vlejë për ty”, thotë vajza e re e cila largohet me plot nervozë. /Telegrafi/
She’s pissedddddddddd 🤣 https://t.co/ftCSlYoP30
— The People’s Champ 🇯🇲🇵🇰🏴 (@TroopzAFC) August 9, 2022