Telegrafi

U gjobit 300 herë për parkim të gabuar brenda gjashtë muajsh

Autoritetet në kryeqytetin rus kanë treguar se vozitësi në fjalë i paguan me rregull dënimet, mirëpo nuk e kanë zbuluar identitetin e tij.

Në vitin e kaluar gjobat për parkim të gabuar në Moskë janë rritur nga 100 rubla (2.25 euro) në 2.500 rubla (56.5 euro), ashtu që i gjobituri në total duhet të paguajë 750.000 rubla (rreth 17.000 euro). /Telegrafi/